Rreth 300 mijë armë ilegale janë në pronësi të qytetarëve të Kosovës.
Por, Policia, gjatë vitit, arrin të konfiskojë më shumë se 1 mijë armë të tilla.
Ky numër kaq i vogël i konfiskimeve, për njohësit e kësaj fushe, paraqet rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët.
Plator Avdiu dhe Fadil Kajtazi deklarojnë se për ta shmangur këtë rrezik, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të bëjë regjistrimin e këtyre armëve.
Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se numri i armëve ilegale në vend, ka qenë më i lartë, porse kanë arritur ta zvogëlojnë për 100 mijë.
Gjithashtu, ky dikaster ka kohë që ka hartuar projekt udhëzimin administrativ për legalizimin e armëve dhe i njëjti është në fazën finale të draftimit.
Ndërsa, vetëm gjatë këtij viti në vendin tonë janë raportuar më shumë se 800 raste në polici, për posedim të armëve ilegale.