Loading…

Rrëshqet anëtari i VV’së: E thërret Kadri Veselin për Kryetar të Kuvendit, e jo Konjufcën

  • 26/12/2019 | 17:02

Rrëshqet anëtari i VV’së: E thërret Kadri Veselin për Kryetar të Kuvendit, e jo Konjufcën

Jahja Koka, deputeti më i vjetër, ka qenë drejtues kryesor i seancës konstituive të Kuvendit që u mbajt sot, ku Kryetari i ri u zgjodh Glauk Konjufca. Sidoqoftë, anëtari i VV’së u hutua, madje ai nisi të thërret emrin e Kadri Veselit si Kryetar, e jo të Konjufcës, shkruan Gazeta Metro.


Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbajt sot nga ora 15:00 dhe u drejtua na deputeti më i vjetër Jahja Koka, dhe më reja, Fjolla Ujkani, të dy këta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky i pari, teksa thirri emrin e Kryetarit të ri të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ia ngatërroi me atë që e mbajti këtë post më herët, Kadri Veselit.

“Për 75 vota, kundër 27 vota, dhe abstenim 6 vota. Në bazë të rregullave, nenit 67, paragrafit 2 të Kushtetuës së Republikës së Kosovës, konstatoj që për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjidhet Kadr… deputeti Glauk Konjufca”, tha Koka.

Këtë moment mund ta ndiqni edhe në videon më poshtë, nga sekonda e 24’të.

Kujtojmë se në këtë seancë përveç Kryetarit të Kuvendit, janë zgjedhur edhe nënkryetarët nga trip artitë më të votuara, e që janë Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi.

Ndërkaq, seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet pas disa ditësh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë