Dje në median online shqip ish presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, u bë hero.
Një lajm i ndërtuar rrejshëm nga kush e di se kush, se Ahmadinejad tani qenka bërë çoban u shpërnda në shumicën e portaleve shqip, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjithandej, e më pas edhe në profilet private të njerëze nëpër rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi, që në realitet ishte fund e krye i sajuar, jepej si shembull për shqiptarët, se si po u dashka nga presidenti të bëhesh çoban, “e jo sikur te ne që nga çoban po u bëke president”.
E vërteta e asaj foto të prerë, është se Ahmadinejad, ka filluar të dalë nëpër vendbanime të Iranit për të takuar drejtëpërdrejt banorët një parapërgatitje për t’u bërë pjesë e garës për president në zgjedhejt e vitit 2017, edhe pse kandidimin e tij nuk është duke e përkrahur lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei.
Por, siç shkruan Guardian, Ahmadinejad, pavarësisht kësaj mund të provojë të paraqes kandidaurën e tij.
Ndërsa, e bërë lajm në mediat shqiptare, shpjegohet shumë qartë në mediat iraniane, ku me një kërkim relativisht të thjeshtë në Google mund të vërtetohet, se ai kishte vizituar një fshatë ku ishte takuar me banorë të cilët e kishin pritur ngrohtë.
Në anën tjetër, derisa mediat shqiptare ish presidenin iranian e bëjn çoban që merr vetëm 250 euro pagë mujore nga puna si profesor në Universitet, mediat perendimore shkruajnë se Ahmadinejad është i korruptuar dhe në kohën sa ishte president të afërmëve të tij ua kishte krijuar mundësinë që të bëhen multimilionerë.
Mediat gjermane shkruanin se djali i Ahmadinejadit, Mahdi, zotëronte pasuri multimilionëshe të fshehur nëpër bankat evropiane, 18 milionë euro në Belgjikë dhe 45 milionë në Zvicër. /gazetametro.net