Loading…

Rrëfimi i të mbejtuarit të vetëm nga masakra në Gjakovë: Si i shpëtoi tmerrit nga forcat serbe kur i vranë familjen

  • 02/04/2019 | 16:08

Rrëfimi i të mbejtuarit të vetëm nga masakra në Gjakovë: Si i shpëtoi tmerrit nga forcat serbe kur i vranë familjen

I mbijetuari i vetëm i masakrës në Gjakovë para 20 vitesh rrëfen tmerrin e asaj kohe, transmeton Gazeta Metro.


Këtë të martë janë bërë 20 vjet nga masakra në lagjen Qamili në Gjakovë ku u vranë nga forcat serbe 21 persona, gra dhe fëmijë.

Për tmerrin e asaj kohe pati rrëfyer dikur edhe i mbijetuari i vetëm i kësaj masakre Dren Caka, njofton Klan Kosova.

Dren Cakës nga paramilitarët serbë i është vrarë e tërë familja në natën  mes 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Nëntëmbëdhjetë gra dhe fëmijë u vranë në atë masakër. Dreni ishte dhjetë vjeç në atë kohë. Motrat e tij ishin 2, 6 dhe 14 vjeç, të tria mbetën të vrara.

Ndërsa, Dren Caka kishte mbijetuar duke u fshehur mbrapa trupit të vdekur të njërës nga prej grave.

Videoja e publikuar tregon më së miri rrëfimin e aso kohe të Dren Cakës për përjetimet e tij dhe gjendjen pas shpëtimit të tij nga tmerri që i shkaktuan forcat serbe, njofton Klan Kosova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë