Loading…

Rrëfimi i kosovart të vetëm që i shpëtoi masakrës ku u vranë 20 të tjerë

  • 02/04/2018 | 20:48

Rrëfimi i kosovart të vetëm që i shpëtoi masakrës ku u vranë 20 të tjerë

Familja Caka ishte e bindur se serbët s’do të preknin fëmijët dhe gratë, kështu që nuk ikën nga shtëpia e tyre kur u mësua se serbët mësyen qytetin e tyre.

Ishin strehuan në shtëpinë e dajës Lulëzim Vejsa, me bindjen se ishin të gjithë gra e fëmijë, dhe për këtë serbët nuk do t’i ngucnin. Por nga 21 një persona sa ishin aty, vetëm Dren Caka kishte arritur të mbijetonte. Ai edhe është dëshmitari i vetëm i asaj masakre, që nga Kanada ku tani jeton, ka folur për T7.

“Më sillet në kokë gjatë gjithë kohës. Kam ankthe. Është diçka me të cilën duhet të jetoj, por nuk ishte zgjedhja ime. Më kujtohen fjalët që bodrumi i axhës ishte i sigurt edhe nga serbët edhe nga bombardimet. Unë e parandjenja se diçka do të ndodhte. Unë i thash nënës: të rrimë sonte këtu, se kam bindjen që diçka do të ndodhë. Dhe ajo më tha: Rri nëse do me tezen dhe me gjyshërit, por unë do t’i marr motrat dhe do të shkoj. Unë i thash se nuk do ta lë vetëm. Më pas, nëna më zgjoi duke më thënë se kanë ardhur Policia serbe. Gjëja e parë që i thash ishte: A të kam thënë që diçka e keq do të ndodhë. Pastaj ata filluan të bërtisnin dhe të akuzonin se ishim me UCK’në dhe po i mbanim të fshehur”.

Viktima e parë në këtë masakër ishte një 15 vjeçare, e cila mori plumbat e parë duke iu shërbyer çaja për t’ua ‘zbutur zemrat’.

Caka tregon edhe si arriti që të mbetej gjallë, në një masakër ku u vranë 20 të afërm të tij.

“Nëna ime po ia ndërronte pelenat fëmijës që atë natë po mbushte dy vjet. Por njëri ata filloi të qëllonte dhe unë isha ulur pas një gruaja dhe kur qëlluan unë u shtriva”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë