Loading…

Rrëfimi i djalit që iu zhvarros babai: Serbia na vrau në vitin 1999, Kosova po na vranë çdo ditë

  • 05/04/2017 | 22:28

Rrëfimi i djalit që iu zhvarros babai: Serbia na vrau në vitin 1999, Kosova po na vranë çdo ditë

Në Krushë të Vogël të Rahovecit janë zhvarrosur Arif Shehu, Avdi Batusha, Enver Avdyli, disa prej viktimave të shumta të luftës së Kosovës në vitin 1999.


Dyshohet se në vend të viktimave janë varrosur persona tjerë.

Kjo gjë ka prekur thellë familjarët e viktimave, të cilët më në fund besuan se u eshtrat e familjarëve të tyre u gjetën.

Madje djali i Arif Shehut është tepër i zhgënjyer.

“Kjo është dhimbje e papërshkrueshme, na kanë vra serbët në vitin 1999, këta po na vranë çdo ditë. I kemi varros shyqyr, e kemi pas një shenj ku kemi pru lule, edhe këta me ardhë me na zhvarros me bager, me polici, e me thanë që nuk janë këta këtu”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Varret ku janë varrosur këta trupa janë mbuluar sërish.

“Ju thash: pse pe bën varr, nuk është thash, a e heket ju me bager, s’është kërkush këtu. Pse pe bon i thash si varr. Mos ja qit emrin Arifi, Arifi s’ka qenë, Arifi s’paska qenë asnjëherë. Ne e kemi ditë ne 2007-ën e kemi varros”, rrëfen Ermali.

Tash, që ai zyrtarisht e ka babanë e zhdukur, kërkon përgjegjësi dhe nuk i beson më askujt.

“Mjekësisë ligjore, EULEX-it prej kësaj çka ka ndodh prej vitit 2015 e këndej nuk i besojmë asgjë.” tha Shehu.

Por ai ndihet i pafuqishëm për të ndërmarrë ndonjë veprim.

“S’kemi çka me bo, s’kemi mundësi me ndryshu këtë gjë, ne i kemi lyp dhe i lypim çdo ditë”, përfundon ai.

E indinjuar me këtë veprim edhe Hyri Shahu-Shehu që humbi nëntë anëtar të familjes.

“Gabimet i dinë ata vetë, por ishalla Zoti i provon me neve qysh po luajnë edhe ata kush po bëjnë qashtu. Se kjo ndoshta marre është për mu veç tullugin na qitën.” tha Hyrishahe Shehu.

Kjo është hera e dytë që në këtë vend po zhvarrosen persona të varrosur gabimisht. Në gusht të vitit 2015, u zhvarrosën edhe tre anëtarë të familjes Hajdari.

Synimet ishin qe të  bëhej zhvarrosja e 15-të varreve, mirëpo disa familje nuk pranojnë ta bëjnë këtë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi i ka thënë Klan Kosovës se analizat e kryera nga ky mision në Krushë të Vogël, që nga viti 2009, kanë nxjerrë 25 identifikime të reja andaj edhe janë bërë zhvarrimet në fjalë.

Në fshatin e Rahovecit vazhdojnë të jenë edhe 65 persona tjerë të zhdukur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë