Loading…

Haradinaj tregon se si ia vranë vëllanë dhe si e shpëtoi Rafet Ramën (Video)

  • 15/12/2016 | 22:27

Haradinaj tregon se si ia vranë vëllanë dhe si e shpëtoi Rafet Ramën (Video)

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pozita nuk arriti të kalojë Demarkacionin, jo vetëm pse opozita nuk donte, por sepse ata nuk u përkrahën as nga një numër i deputetëve të tyre.


Haradinaj ka shtuar se deputetët e pozitës nuk u frikësuan as nga vetë ai, e as nga dikush tjetër i opozitës, por nuk e votuan Demarkacionin sepse, sipas tij, ata kanë ndjerë përgjegjësi të mbrojnë territorin e trevës nga ata vijnë.

Ai në emisionin ‘Komiteti’ që transmetohet në RTV Dukagjini, ka përmendur deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rafet Rama, për të cilin ka thënë se i ka shpëtuar jetën, dhe për shkak të mbrojtjes së Ramës, iu vra vëllai i tij, Luan Haradinaj.

Dhe këtë, Haradinaj ka thënë se e ka bërë sepse gjithmonë ka pasur qëllim mbrojtën e territorit të Kosovës dhe njerëzve të saj, prandaj nuk do t’ia falë kurrë deputetit Rama votimin e Demarkacionit, me anë të të cilit, sipas kreut të AAK’së, i merret tokë Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë