Loading…

Rrëfehet ‘Burdushi’ se si tentoi të vetëvritej: Kam qenë në dhomë me narkomanë, kisha presion psikik

  • 09/03/2019 | 12:34

Rrëfehet ‘Burdushi’ se si tentoi të vetëvritej: Kam qenë në dhomë me narkomanë, kisha presion psikik

Pas informatës se mjeku popullor Hysri Peqani-Burdushi, i cili po mbahet në paraburgim, ka tentuar të vetëvritej, zyrtarë të KMDLNJ në Prizren e kanë vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren me qëllim që të njihen me gjendjen e tij.


Sipas kumtesës së lëshuar nga Qendra Rajonale e KMDLNJ në Prizren, zyrtarë të kësaj qendre e kanë vizituar dhe e kanë intervistuar Burdushin në Qendrën e Paraburgimit.

Gjatë intervistimit ai ka deklaruar se “jam shumë mirënjohës për sjelljet dhe trajtimin tim në Qendrën e Paraburgimit nga ana e stafit të oficerëve dhe menaxhmentit në përgjithësi. Këta njerëz janë për t’u komplimentuar. S’kam asnjë vërejtje”.

Duke iu referuar rastit kritik, të datës 25.02.2019, kur edhe tentoi të vetë vritej, Burdushi ka thënë se “kam qenë me disa narkomanë në dhomë dhe nga ta të shumtën e kohës kam patur presion psikik, duke ditur problemet që mund të sjellin vartës të tillë.

“Ditën kritike, 25.02.2019 në ora 5.30 kam qenë shumë i shqetësuar dhe akumulimi i saj arriti kulmi, kur tentova të kryej aktin e vetëvrasjes.

E kam lidhur një çarçaf në formë litari dhe e kam varur në mbajtësen e televizorit, e më pas e kam vënë në qafë. Për fatin tim të mirë janë liruar mbajtëset e ramit të televizorit e bashkë me ta pas rreth 10 sekondash kamë rënë në tokë, duke mos mundur ta kryej aktin e vetëvarjes.

Në moment janë zgjuar shokët e dhomës, ku A.S. më ka heq litarin dhe i kanë rënë derës, dhe menjëherë kanë ardhur oficerët që bashkë me stafin mjekësor më kanë dhënë ndihmën, për çka i falënderoj shumë. Pas kësaj kam patur të vjella dhe jam stabilizuar, pas marrjes së terapisë. Po ashtu, dua të theksoj se pas 30 minutash komplet stafi menaxherial ka ardhur në punë bashkë me drejtorin, duke u interesuar për gjendjen time”, ka sqaruar Burdushi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë