Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e raportuar sot për një përdhunim të ndodhur disa ditë më parë, por të denoncuar më 16 dhjetor.
“Panorama” raportoi ditën e sotme se një 37-vjeçare u përdhunua nga një 20-vjeçar që kishte njohur në një lokal në Tiranë.
Mirëpo, burimet brenda policisë thonë për “Panoramën”, se shtetasja L.R. 37 vjeçe është amerikane.
20-vjeçari F.A. është arrestuar nga Policia ditën e djeshme.
NGJARJA
Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përdhunuar një 37-vjeçare të identifikuar me inicialet L.R.
Kështu, sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, 20-vjeçari F.A. dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R.
Ajo është paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar, ku pretendohet se pas njohjes në një bar , ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.