Loading…

Rrëfehen tre burrat që u përdhunuan gjatë luftës në Kosovë (Video)

  • 25/11/2016 | 21:08

Rrëfehen tre burrat që u përdhunuan gjatë luftës në Kosovë (Video)

Janë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por asnjëherë nuk kishte të dhëna apo të paktën nuk u treguan haptazi se  viktima të këtyre akteve barbare ishin edhe burrat.

RTK në emisionin e tyre “Udhëve”, si asnjëherë më parë ka tre burra që rrëfehen për përjetimet e tyre të rënda që iu ndodhën gjatë luftës, e të cilët u bën viktima të përdhunimeve nga policia serbe.

Burri në rastin e parë tregon se ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga tre serbë, ndërsa kishte zgjedhur që të flas më në fund pas 17 vjetësh pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i vetmi që kishte përjetuar një gjë të tillë.

“Gjatë luftës s’jam larguar kurrë, në shtëpinë time kanë ardh 3 vetë më kanë kap ma ka shti njoni thikën në fyt, mi kanë lidh edhe kanë fillu” rrëfen rastin viktima e përdhunimit, transmeton lajmi.net.Ai thotë se deri në vitin 2015 nuk ka folur më askënd për këtë punë, ndërsa në vitin 2015 tregon se kishte shkuar në EULEX për ta njoftuar me rastin.Në rastin e dytë rrëfehet viktima e dytë e përdhunimit. Ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Tregon se kishte jetuar në Kroaci por vendosi që të kthehet të luftonte për Kosovën.

Më e tmerrshme në gjithë këtë, ishte fakti se burrë e grua që të dy u përdhunuan në të njëjtën dhomë.Ai tregon se pasi i ka ndodhur rasti vetëm pas një jave i ka treguar gruas “Oj gru më kanë bo hor”, rrëfen ai.“Më kanë dhunu forcat serbe gjatë luftës. Fëmija e mi nuk e dinë. Kam problem më shëndet kam stres. Kam dhimbje në mjedis”, rrëfën ai.

Ndërsa thotë se përdhunuesit nuk i njeh.Nga institucione e Kosovës ai pret kujdes respekt për përdhunimet e luftës seksuale në Kosovë, transmeton lajmi.net.Viktima e tretë duke folur për përdhunimm që iu bë gjatë luftës thotë se 7-8 policë që kishin hyrë në shtëpinë e tij.

“Kanë hyrë benda, veq me shoqen kam qenë në shtëpi”, thotë ai. Atë moment e përshkruan si një rast të tmerrshëm, ndërsa thotë se kishte shumë turp për këtë që ia bënë.Për përdhunimin tregon se kurrë ska folur me askënd deri më sot.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë