Loading…

Rrëfehen Naimi dhe Mihrija: Si e bënë dasmën në një klub futbolli?

  • 26/05/2021 | 08:21

Rrëfehen Naimi dhe Mihrija: Si e bënë dasmën në një klub futbolli?

Janë gjithmonë të gatshëm për të qenë pranë publikut shqiptar të Kosovës, por edhe atij të Shqipërisë. Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë gjithmonë histori për të rrëfyer, të reja për të thënë e humor në çdo dalje të tyre publike.


Edhe sot, të rikthyer në studion e „Rudina“, në Tv Klan, dy këngëtarët nga Kosova kanë treguar për vitin e gjatë të pandemisë, jetën e tyre të izoluar gjatë Covid-19, projektet e reja që kanë në plan të realizojë, por s’mund të anashkalonin edhe disa kujtimeve të para pothuaj 30 viteve kur ata të dy po nisnin jetën e tyre të re së bashku.

Janë plot 29 vite martesë dhe, pa dyshim, kanë shumë për të treguar – edhe çelësin e suksesit të jetesës së tyre të gjatë bashkë, pothuaj prej tri dekadash.

Duke u ndalur në dasmën e tyre, Mihrija dhe Naimi, të ngacmuar nga Rudina për një një moment që nuk e kanë treguar kurrë nga dasma, një situatë të këndshme apo të sikleteshme, thanë se vendi ku u organizua eventi ishte sikleti më i madh asokohe.

“I vetmi siklet ka qenë lokali ku e kemi organizuar, sepse ishte një periudhë kur serbët i kishin zabtuar të gjitha lokalet e bukura dhe e bëmë në një klub futbolli “Flamurtari” dhe çdo gjë e zbukuruam me mundësitë tona, por numri i dasmorëve ishte shumë i madh dhe kur vallëzohej kishte shumë dendësi brenda dhe ishte një lloj sikleti.

Një siklet tjetër ishte si po funksionon grupi muzikor, sepse ne kryesonim grupin, pastaj ne kishim bërë të gjitha përgatitjet që dasma të ishte tradicionale, por me shumë elemente që i kishim marrë nga Europa dhe Amerika dhe e kishim përgatitur se si do futeshin vajzat dhe djemtë e rinj me trëndafila etj., gjëra që bëheshin për herë të parë në Prishtinë dhe ishte gjithmonë ai shqetësimi a do të bëhet ashtu siç i kishim përgatitur neve. Në anën tjetër që ndodhte ndoshta për herë të parë në dasmë” – tregon Naimi.

“Po, kënduam disa këngë bashkë, – vijon të kujtojë më tej Mihrija. – Thanë kemi qejf të dëgjojmë nusen dhe dhëndrin duke kënduar. Unë u hutova, ishte dhe momenti që nusja duhet të mbante dhe pak atë qëndrimin, edhe s’kisha dëgjuar asnjëherë dhe dëgjova si nuse e dëgjueshme dhe këndova me Naimin. Ka qenë ndër pikat shumë interesante dhe shumë të dashura gjatë gjithë ceremonisë sonë. Kur kemi parë videon, na pëlqente shumë vetja dhe ishte kujtim shumë i bukur”.

“Ishte një tabu, sepse nuk e dinim nëse kishte kënduar ndonjëherë një çift në dasmën e tyre”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë