Është arrestuar një person në Malishevë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij. Ngjarjen e konfirmon Policia, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Malishevë.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.
I dyshuari u dërgua në mbajtje me urdhër të prokurorit./gazetametro.net