Loading…

Rrahman Rama dhe Bashkim Jashari janë familjarë të afërt

  • 30/11/2021 | 14:13

Rrahman Rama dhe Bashkim Jashari janë familjarë të afërt

Pas dorëheqjes së komandantit të deritashëm të FSK-së, Rrahman Ramës, presidentja Osmani e ka emëruar menjëherë gjeneralmajor Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Bashkim Jashari, i cili përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, është djali i Rifat Jasharit.

Megjithatë, përveçse që dihet se ai mban gradën e gjeneralmajorit, shumë pak ekziston informacion publik për të.

Demokracia.com ka mësuar se Bashkim Jashari, pas largimit të Sami Lushtakut nga TMK-ja, ka qenë komandant i Zonës së Parë të TMK-së.

Prej asaj pozite, Bashkim Jashari ka kaluar si shef i Inspektoratit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E veçantë tjetër e komandantit të derisotëm të FSK-së, Rrahman Ramës, si dhe komandantit të tashëm Bashkim Jasharit është se këta dy janë familjarë të afërt me njëri-tjetrin, konkretisht janë dajë dhe nip.

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, është nip i familjes Jashari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë