Loading…

Rrahje në Obiliq: Lëndohen katër persona, arrestohen dy

  • 04/06/2023 | 23:51

Rrahje në Obiliq: Lëndohen katër persona, arrestohen dy

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Sibovc të Obiliqit, ka ndodhur një rrahje mes katër personave, si shkak i së cilës ka pasur edhe të lënduar, të cilëve u është ofruar edhe trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Metro.


Rreth këtij rasti, PK’ja ka intervistuar tre të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, ndërsa dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Njoftimi i plotë:

Ndalohen për 48 orë, dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Sibovc të Obiliqit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin, i cili nga prokurori është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

Bazuar në hetimet fillestare, gjatë përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Personave të lënduar u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin policia ka intervistuar tre persona të dyshuar për pjesmarrje në rrahje, dy prej të cilëve pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë