Loading…

Rrahim Pacolli sërish kundër ‘Bacit’, ia kujton kur AKR kishte mijëra mbështetës

  • 05/04/2018 | 16:53

Rrahim Pacolli sërish kundër ‘Bacit’, ia kujton kur AKR kishte mijëra mbështetës

Pakënaqësitë e ndaj Behgjet Pacollit te njëri prej njerëzve të tij më të afërt duket se nuk kanë përfunduar me rastin e shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj.


Rrahim Pacolli kishte kundërshtuar ashpër vendimin e të parit të partisë për të hequr nga kjo pozitë Sefajn, kundërshtitë  vazhduan edhe të enjten dhe lidhen përsëri me postin e Ministrit të Brendhsëm, që deri tani mbahej nga njeriu i afërt me Rrahim Pacollin, shkruan GazetaMetro.net

Të enjten, u përhap lajmi se  dikush nga kryesia e AKR’së i ka ofruar postin e ministrit të policisë Florian Qehajës, të birit të Ramdan Qehajës.

Kjo u hodh poshtë menjëherë nga Behgjet Pacollit, e nuk vonoi shumë dhe erdhi kundër reagimi i Rrahim Pacollit.

Ky i ka kujtuar kohën kur AKR kishte mijëra simpatizantë, ndërsa si për rastësi kujton së atëkohë pjesë e AKR’së ishte edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramdan Qehaja.

“Kujtoj një tubim të AKR-së para 12 viteve ku salla ishte e mbushur plot njerëz. Në foto shihen Musa Limani, Fadil Maloku, Enver Ukshini, Presidenti i AKR-së, Unë dhe Ramadan Qehaja”, ka shkruar Rrahim Pacolli, ndërsa mbetet të shihet kush do të jetë Ministri i Brendshëm ir radhës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë