Loading…

Rrahet një shqiptar në veri, i merret vetura

  • 24/10/2018 | 14:22

Rrahet një shqiptar në veri, i merret vetura

Një 28 vjeçar shqiptar me inicialet E.B, dyshohet se është rrahur mbrëmë nga tre persona në Veri të Mitrovicës, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në spital, ndërsa sulmuesit ia kanë marr edhe veturën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate, tre persona që flisnin gjuhën serbe, e kanë rrahur viktimën, ia kanë marrë veturën Golf VI, duke e lënë në rrugë dhe në gjendje kritike.

Sipas dëshmitarëve të rastit, viktima pas trajtimit mjekësor në jug të Mitrovicës, ka shkuar së bashku me avokatin në stacionin policor në veri, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jap deklaratë.

Metro mëson se personi i sulmuar është taksist që punon në atë pjesë të qytetit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë