Loading…

Rrahë policët, arrestohet qytetari nga Ferizaj

  • 23/02/2017 | 11:17

Rrahë policët, arrestohet qytetari nga Ferizaj

Ishte shtrirë në rrugë, e nuk lejonte qytetarët të qarkullonin. Qytetari nga Ferizaj nuk lejonte as makina e as këmbësorë të ecnin rrugës.


E, kur policia erdhi ta largojë nga rruga, ai nuk u soll mirë me ta, por sulmoi policët me grushta e shqelma. Siç njofton policia, policët e rrahur kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Policia tregon se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Ferizaj, dje rreth orës 18:10.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë