Roza Lati ka vendosur t’i japë fund zënkës me moderatoren Bieta Sulo pas mosmarrëveshjes.
Ajo i kërkon falje pas statusit ku shprehej e indinjuar lidhur me intervistën në “Ftesë në 5”, ku tha se ndjehej e ofenduar dhe se videoja nga emisioni është fshirë.
Përmes postimit të fundit, Roza thotë se kishte reaguar nën emocione dhe se nuk ka asgjë personale me Bietën.
“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese Bieta Sulo qe more mbrapsht kete shpulle te ftohte nga te gjithe ne. Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta… Asgje personale. Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu. Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urrejtje dhe mllef! Ne jemi me
te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia? Foto e papublikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE” Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE”, shkruan ajo.
E gjithë zënka nisi kur Bieta e pyeti Rozën nëse donte t’i binte në sy dikujt me setin e ri fotografik dhe që nuk u tregua një foto e moderatores për shkak të orarit të programit.
“Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë… Dhe nderkohe me fshini videon? Kam 1001 mesazhe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha mesazhet nje nga nje meqe lozni kaq piset
dhe me fshini videon”, kishte shkruar Roza në statusin e parë.