Loading…

ROSU mund të veprojë në tërë Kosovën pa lejen e KFOR’it

  • 18/01/2017 | 13:20

ROSU mund të veprojë në tërë Kosovën pa lejen e KFOR’it

 Burime nga selia e NATO-s në Bruksel kanë thënë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, në të cilën thirret Serbia, nuk përfshinë forcat policore të Kosovës.


Këto burime, raportojnë mediet serbe, thonë se “autoritetet kosovare nuk duhet të kërkojnë nga KFOR-i që të marrin leje për dërgimin e forcave të tyre policore në mbarë Kosovën”.

Këtë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, e kanë thënë zyrtarë të NATO-s, në pyetjen se a është dashur autoritetet e Kosovës paraprakisht të kërkojnë pajtimin e KFOR-it për dërgimin e forcave speciale kosovare, ROSU, në veri të vendit për ta ndalur trenin serb.

Që nga e shtuna, kur ndodhi incidenti me trenin serb, mediet dhe politika në Serbia vazhdojnë të thirren në “Marrëveshjen e Brukselit”, ku sipas tyre, autoritetet e Prishtinës “nuk guxojnë” t’i dërgojnë njësitë speciale në veri, pasi që kjo ishte pjesë e marrëveshjes.

Më herët, komanda e KFOR-it në Prishtinë ka njoftuar se nuk ishin të njoftuar për dërgimin e ROSU-s në veri të Kosovës, më 14 janar, dhe kjo ishte në pajtim me mandatin aktual të KFOR-it në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë