Ditën e djeshme Ronela Hajati është rikthyer në Tiranë pasi ka përfunduar eksperienca e saj në Eurovizion.
Pas kësaj ajo ka publikuar në Insta Story një foto të saj, ku shkruan: “Ju nuk e keni idenë sa qava kur u ktheva në Tiranë. Kemi tre javë që qajmë nga emocionet dhe tani mbaroi! Unë kam marrë shumë dashuri nga shtetet dhe nga njerëzit.
Tani le të rikthehet vajza e keqe, kemi shumë projekte për të mbaruar kështu që nuk ka pushim për mua, ju dua”.
E ndonëse ajo mori ofendim sërish Ronela duket se nuk dorëzohet, por mesa duket kulmi i saj është duke ardhur.