Loading…

Ronela Hajati e frikësuar: Publikohet lista dhe nata ku do të performoj Shqipëria

  • 26/01/2022 | 14:15

Ronela Hajati e frikësuar: Publikohet lista dhe nata ku do të performoj Shqipëria

Përgatitjet për “Eurovision 2022” tashmë kanë filluar për përfaqësuesit e çdo shteti. Edhe Ronela Hajati ka njoftuar se është nisur për në Londër, për të përpunuar kështu këngën e për të sjellë një version akoma më të përditësuar.


Ndërkohë, një nga lajmet që duket se ka “frikësuar” këngëtaren e “Sekreti” ka qenë fakti se do të jetë pikërisht vendi ynë, i cili do të hapë natën e gjysmëfinales.

Ronela e ka postuar renditjen rastësore të shortit në llogarinë e saj të “Instagram” ku shihet qartë se Shqipëria është në vendin e parë.

Mbi foto ajo ka shkruar “Okej, tani kam frikë.”

Rikujtojmë se kjo eksperiencë për këngëtaren ka qenë shumë e veçantë dhe kryesisht fitoren ia ka dedikuar të atit, si personi që e ka mbështetur dhe frymëzuar më së shumti.

Edhe pse ka patur shumë reagime dhe komente negative lidhur me fitoren e “Sekreti” në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”, Hajati i është përgjigjur se ka punuar shumë për këngën dhe shprehet se urrejtja nga artistët ndaj një vajze që ka punuar gjithë jetën për artistë të tjerë është e neveritshme dhe diabolike.

Megjithatë, ne i urojmë shumë suksese Ronelës dhe jemi të bindur që “Eurovision”-i nuk mund të kishte një hapje më dinjitoze!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë