Loading…

Ronaldo heroi i United në fitoren kundër Arsenalit

  • 02/12/2021 | 23:33

Ronaldo heroi i United në fitoren kundër Arsenalit

Gjigandi anglez Manchester United ka shënuar sot fitore në ndeshjen kundër Arsenal, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të Premier Ligës angleze.


Manchester United e ka mposhtur në “Old Trafford” me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Arsenalit, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte skuadra e Arsenalit ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku mesfushori Emile Smith-Rowe shënon në minutën e 13’ për 1:0.

Manchester United gjeti golin e barazimit përmes mesfushorit ofensiv Bruno Fernandes, i cili shënon në minutën e 44; të ndeshjes për 1:1.

Pjesën e dytë më mirë e nisi skuadra e United, ku e gjeti golin e epërsisë në minutën e 52’ përmes Cristiano Ronaldos, i cili po ashtu shënoi golin numër 800 në karrierën e tij.

Gëzimi i “Djajve të Kuq” nuk zgjati shumë, ku dy minuta më vonë Martin Odegaard barazon shifrat për Arsenalin në 2:2.

Golin e fundit në ndeshje, të fitores për United dhe numër 801 në karrierë e shënoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, duke ia siguruar tre pikët skuadrës së tij nga pika e bardhë në minutën e 70’.

Me pikët e reja, Manchester United ngjitet në vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 21 pikë të arkëtuara, dy më pak se kundërshtari i sotëm Arsenal që zë vendin e pestë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të Manchester United.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë