Loading…

Rona dhuron të ardhurat nga promovimi i albumit të ri për fëmijët e braktisur

  • 25/04/2019 | 11:06

Rona dhuron të ardhurat nga promovimi i albumit të ri për fëmijët e braktisur

Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” ka lansuar albumin e saj “Mindil”, ku të ardhurat nga ky recital promovues i ka dhuruar për mbështetjen e fëmijëve të braktisur në SOS Fshatrat e Fëmijëve.


Nishliu është pjesë e platformës avokuese “Miqtë e Fëmijëve”, platformë kjo e iniciuar dhe e koordinuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

“Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijesimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë