Një sasi prej 16 kg drogë e llojit kokainë është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar.
Mediat e Italisë bëjnë me dije se është arrestuar 54 vjeçari me iniciale K.A, në makinën e të cilit u gjet sasia e drogës që do t’i sillte qindra mijëra euro nga shitja.
Policia italiane zhvilloi një kontroll të befasishëm të një automjeti që ishte në një autolarje në Romë. Shqiptari u përpoq të largohej duke braktisur veturën, por u arrestua pak momente më vonë.
Ishte qentë antidrogë ata që zbuluan lëndën narkotike e ndarë në disa pako dhe e futur në një vend të posaçëm në pjesën e motorit dhe të papërshkrueshëm nga uji.
Shqiptari mendohet se luante rolin e korrierit të drogës.