Loading…

Romancë me gra e burra, Gillian Anderson zbulon për herë të parë hapur orientimin e saj seksual

  • 12/09/2026 | 08:53

Romancë me gra e burra, Gillian Anderson zbulon për herë të parë hapur orientimin e saj seksual

Aktorja Gillian Anderson ka folur hapur për seksualitetin e saj në një intervistë të re për gazetën australiane “The Australian”, duke treguar se identifikohet si panseksuale.


Panseksualiteti i referohet tërheqjes emocionale, romantike ose seksuale ndaj njerëzve, pavarësisht gjinisë ose identitetit gjinor. Anderson shpjegoi se tërhiqet nga persona të të gjitha gjinive, ndërsa kujtoi edhe marrëdhëniet që kishte pasur me gra gjatë rinisë së saj.

Që në vitin 2024, Anderson i kishte thënë “The New Yorker” se, në moshën 55-vjeçare, po e rishqyrtonte mënyrën se si e përkufizonte seksualitetin e saj, duke pyetur veten nëse ishte panseksuale apo biseksuale.

Në një intervistë të mëparshme për “The Sunday Times”, aktorja tregoi se një nga romancat e saj të para ishte me një vajzë më të madhe gjatë kohës së shkollës së mesme. Ajo tha se në atë periudhë e kishte mbajtur lidhjen të fshehtë, nga frika e reagimit të njerëzve përreth.

“Ndihej sekrete, e paligjshme dhe e gabuar, na u desh ta fshihnim”, shpjegoi Anderson. “Në atë kohë nuk kisha një term të vërtetë për të. Edhe më vonë, kur pata marrëdhënie të tjera me gra, nuk i shihja ato si diçka që do të zgjaste përgjithmonë”.

Duke folur për jetën e saj sentimentale, Anderson theksoi se gjinia e partnerit nuk është përcaktuese për mënyrën se si ajo e sheh një marrëdhënie serioze.

“Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është aktualisht një burrë, por mendoj se do të ndihesha njësoj nëse do të ishte një grua”.

Anderson ka qenë e martuar dy herë, fillimisht me regjisorin e “The X-Files”, Clyde Klotz, dhe më pas me producentin e filmit dhe gazetarin Julian Ozanne.

Ajo ka qenë gjithashtu në një lidhje me krijuesin e serialit “The Crown”, Peter Morgan, që nga viti 2016. Dyshja u njoh përmes aktores Vanessa Kirby dhe njoftoi ndarjen në vitin 2020. Megjithatë, thashethemet për një pajtim u rikthyen pasi Anderson dhe Morgan u panë së bashku në ceremoninë e Çmimeve Emmy në vitin 2024.

Në një intervistë të mëvonshme për “The Australian”, aktorja 58-vjeçare e përshkroi veten si “një qenie shumë seksuale”.

Ajo shtoi se ka vërejtur se shumë gra të moshës së saj po rizbulojnë sensualitetin dhe seksualitetin e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë