Loading…

Roma jep mesazhin e duhur për sezonin e ri, fiton si mysafir i Salernitanas

  • 14/08/2022 | 22:39

Roma jep mesazhin e duhur për sezonin e ri, fiton si mysafir i Salernitanas

Në javën e parë të Serie A, Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 0-1 si mysafir i Salernitanas. Ky rezultat kishte mundur të ishte edhe më i thellë nëse do të konsideroheshin më të vëmendshëm ‘Giallorosët’ para portës, transmeton Gazeta Metro.


Në stadiumin ‘Stadio Arechi’ skuadra e Jose Mourinhos e filloi për mrekulli edicionin e ri të kampionatit italian, derisa tregoi edhe një lojë mjaft të bukur.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi në minutën e 33’të mesfushori italian, Bryan Cristante. Ai me një goditje nga jashtë zonës me ndihmën edhe të devijimit të topit nga një lojtar i Salernitanas realizoi golin e fitores.

Mundësi të shkëlqyeshme në fund të pjesës së parë pati edhe ylli argjentinas, Paulo Dybala. Ish-sulmuesi i Juventus goditi shtyllën pasi doli ballë për ballë me portierin, Luigi Sepe.

Nga topi i kthyer nuk përfitoi as anglezi, Tammy Abraham, i cili goditi një lojtar kundërshtar dhe aksioni u mbyll pa sukses.

Edhe në pjesën e dytë ishte Roma e cila krijoi më shumë mundësi për gol dhe me shumë siguri arriti ta ruajë rezultatin deri në fund të ndeshjes. Edhe pse në disa raste vendasit kërcënuan mjaft shumë.

Gjatë ditës së sotme në Serie A janë zhvilluar edhe tre ballafaqime të tjera: Fiorentina-Cremonese 3-2, Lazio-Bologna 2-1 dhe Spezia-Empoli 1-0. /gazetametro.net

Zhbllokohet rezultati në ndeshjen ndërmjet Salernitanas dhe Romës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë