Loading…

Roboti që kërcënon njerëzimin (Video)

  • 23/12/2016 | 23:43

Roboti që kërcënon njerëzimin (Video)

Mbi 1 mijë shkencëtarë, përfshirë Stephen Hawking dhe Elon Musk u bashkuan në një peticion drejtuar njerëzimit për të patur kujdes me avancimin e pakontrolluar të inteligjencës artificiale.

Synimi i këtij peticioni është ndërgjegjësimi i njerëzimit për kërcënimin real që mund të shfaqë kjo inteligjencë në një të ardhme jo fort të largët për njerëzimin, ku skenari më i keq mund të jetë i njëjtë me atë të filmave “Terminator”.

E si për të ilustruar sesa real është ky kërcënim, rrjetet sociale kanë risjellë në vëmendje një seancë pyetje-përgjigjie me një robot.

Seanca është zhvilluar në vitin 2011. Shumica e përgjigjieve të robotit janë standarde dhe që priten, përveç njërës.

Mendon se do të vijë një ditë kur robotët do të pushtojnë botën? Kjo ishte pyetja dhe përgjigjia e robotit ishte sa shakatore, aq edhe e frikshme.

“Ti je miku im. Edhe nëse shndërrohem në një terminator, mos ki merak! Ty do të të mbaj në një vend të sigurtë në kopështin tim zoologjik ky do fus njerëzit”, u përgjigj roboti.

Ajo që është më shqetësuese është se krijuesi i këtij roboti thotë se përgjigjet e tij kanë një autonomi të madhe, një pjesë falë programimit dhe pjesa tjetër në bazë të informacioneve që ai grumbullon nga interneti.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë