Loading…

Robert Berisha në lidhje dashurie, ky është emri i të dashurës së tij

  • 12/05/2022 | 13:20

Robert Berisha në lidhje dashurie, ky është emri i të dashurës së tij

Këngëtari Robert Berisha njihet për deklaratat dhe rrëfimet e tij pa komplekse në çdo paraqitje të tij.


Së fundmi i ftuar në “Pardon My French”, në Top Albania Radio, Roberti zbuloi shumë gjëra nga jeta e tij private.

Roberti tregoi se ishte në lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza në fjalë quhet Laureta.

Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re.

“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur.

I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”.

“Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë