Pas uljes së temperaturave, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka filluar përsëri të jap këshilla se kur qytetarët duhet të shfrytëzojnë bojlerin, enëlarësen, rrobalarësen, dhe tharësen, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Rizvanollit, duhet të keni orar të caktuar për shfrytëzimin e këtyre pajisje të amvisërisë, kjo krejt për shkak të uljes së temperaturave që të kursehet energjinë elektrike.
Gjithashtu ka shtuar që të mos ngarkohet rrjeti elektro-energjetik, të kursehet dhe shfrytëzimi i energjisë elektrike.
“Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.
Shkyçni dritat e panevojshme
Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00”, ka shkruar Rizvanolli.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.
Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.
Shkyçni dritat e panevojshme
Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj./gazetametro.net