Loading…

Rizvanolli: S’do ta paguajmë rrymën në veri nëse Elektroseveri nuk i përmbahet marrëveshjes

  • 06/10/2022 | 23:53

Rizvanolli: S’do ta paguajmë rrymën në veri nëse Elektroseveri nuk i përmbahet marrëveshjes

Pasi udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë në veri ka pësuar ngecje në realizim, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se nëse nuk arrihet përparim, Qeveria nuk do të vazhdojë ta paguajë rrymën në atë pjesë, transmeton Gazeta Metro.


Ministrja Rizvanolli theksoi se Qeveria shpreson se do të ketë një qasje racionale nga ana e Elektroseverit dhe KEDS’it.

“Çfarë është e qartë, është që nuk arrihet marrëveshja ne nuk do të vazhdojmë ta paguajmë energjinë elektrike të konsumuar nga banorët e veriut të Kosovës”, tha ajo në Tëvë 1.

Ministrja Rizvanolli bëri të ditur se nëse nuk arrihet marrëveshja, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) do thërras një mbledhje për të vendosur për revokim apo suspendim të licencës.

Ajo bëri të ditur se këto takime pritet të ndodhin gjatë javës.

Ngecja në realizim ka ndodhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kompanisë serbe Elektroserver, që rrjedh nga marrëveshja e arritur më 21 qershor.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka thënë rreth dy javë më parë se pret që KEDS t’ia dërgojë kompanisë ‘Elektrosever’  edhe marrëveshjen komerciale.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar nga kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic, thuhet se “kompania Elektosever do të merret me faturimin e energjisë për qytetarët e katër komunave veriore”.

Por në marrëveshje parashihen edhe një varg obligimesh së ZRrE’së, KEDS, KESCO dhe KOSTT, po ashtu obligime ka edhe “Elektroseveri”.

Problemi i rrymës me serbët e Veriut ka bërë që me vite rryma e tyre të paguhet nga kuleta e shtetit.

E kuleta e shtetit mbushet kryesisht me paratë e qytetarëve jashtë pjesës veriore. Kjo ka shkaktuar edhe kritika.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, marrëveshjen e qershorit e kishte cilësuar të suksesshme, duke thënë se rryma e shpenzuar nga serbët do të faturohet.

Kosova edhe ashtu po përballet me krizë energjetike, deri në situatën ku ndërprerje të rrymës ka pasur edhe gjatë dy javëve të fundit të gushtit – periudhë ku konsumi i energjisë nuk është i lartë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë