Loading…

Rivarroset heroi i kombit Zahir Pajaziti

  • 31/01/2017 | 08:53

Rivarroset heroi i kombit Zahir Pajaziti

Sot bëhen 20 vjet nga rënia e tre dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.


Tre dëshmorët shqiptarë kanë rënë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Sot nën organizimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, mbahet ceremonia e rivarrimit të heroit Zahir Pajaziti.

Rivarrimi bëhet në Kompleksin Memorial në Orllan të Podujevës.

Po ashtu gjatë ditës mbahet edhe akademi përkujtimore në Prishtinë kushtuar tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, gjegjësisht në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. /gazetametro.net.

zahir-pajaziti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë