Kompania më e madhe e teknologjisë “Apple” do të sjellë në treg modelin më të ri të telefonave celularë që pritet të ketë çmimin më të madh deri tani të modeleve të saj.
Kjo komapani do të sjellë iPhone 8 me një çmim marramendës. “Apple” ka lajmëruar se ky çmimi do të jetë mbi 1000 euro, duke qenë më i shtrenjti nga sistemi Android. Memoria e tij pritet të jetë 256 GB ndërsa pritet të jetë i sofistikuar në çdo aspekt., transmeton Gazeta Metro
Kompania “Apple”është duke punuar që të rivalizojë fuqishëm “Samsung” pas lansimit të “Galaxy S8”. Sipas tyre iPhone 8 do të jetë shumë më ndryshe dhe i përkryer në çdo aspekt.
Ndërsa Galaxy S8-ta do të ketë një buton të dedikuar për Bixby. Apple dhe Google ofrojnë vetëm gjeste me prekje ndërsa Samsung do të jetë i pari që implementon këtë qasje. Madje gjigandi Korean thotë se Bixby do të zgjerohej përtej telefonëve në televizorë dhe elektroshtëpiake.
Samsung thotë se Bixby është ndryshe sepse nëse një aplikacion e mbështet atë, asistenti virtual do të shfrytëzojë të gjitha veçori dhe funksionalitetet e tij. Këtë nuk e ofrojnë dot as Cortana, as Siri e as Google Assistant. /gazetametro.net