Ylli ndërkombëtar nga Kosova, Rita Ora, është parë teksa po shkonte në një kurs ‘Pilates’ në Sydney të Australisë, e veshur me ngjyrë pembe të ndezur që theksonte pjesët e trupit të saj, transmeton Gazeta Metro.
Ajo u pa duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një filxhan kafe, ndërsa kishte veshur një bluzë krem dhe të zezë të thurur, një pallto të zezë, atlete ASICS të verdha dhe një kapele bejsbolli.
Rita në pozuat e saj është shfaqur plotë energji pozitive duke tregu linjat e saja tërheqëse, përpara se të hipte në veturën e saj, siç shkruan Daily Mail.
‘Pilates’ është një metodë e njohur ushtrimesh që përfshin përdorimin e pajisjeve të specializuara, për të përmirësuar forcën, fleksibilitetin dhe kondicionimin e trupit.
Rita ka ndjekur rregullisht klasat e ‘Pilates’, ndërsa ishte në Australi për të filmuar shfaqjen televizive ‘The Voice’, ku ajo shërben si mentore.
Ajo ka shpërndarë më parë video në Instagram duke shfaqur pozat e saj nga ushtrimet e saja ‘Pilate’s dhe ka përshkruar rrugëtimin e saj të fitnesit gjatë vitit të kaluar./gazetametro.net