Loading…

Rita Ora në hall me ish-menaxheren, përballet me 3.2 milionë paund vlerë padi ligjore

  • 30/09/2026 | 22:41

Rita Ora në hall me ish-menaxheren, përballet me 3.2 milionë paund vlerë padi ligjore

Rita Ora po përballet me një betejë ligjore me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett, e cila përmes kompanisë së saj FAE Ventures i kërkon këngëtares të paktën 3.2 milionë paund.


Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatën e Lartë në Londër, kompania pretendon se Rita Ora ka shkelur kushtet e kontratës duke mos deklaruar dhe paguar të gjitha të ardhurat mbi të cilat duhej të llogaritej komisioni i menaxheres.

Një pjesë e pretendimeve lidhet me “Phoenix World Tour” të Ritës në vitet 2019–2020. FAE Ventures pretendon se më shumë se 1.1 milionë paund të ardhura nga turneu nuk janë raportuar.

Në dokumentet gjyqësore përmendet gjithashtu një shumë prej rreth 1.7 milionë paundësh, të cilën ish-menaxherja e përshkruan si zbritje të palejuara për shërbime profesionale, përfshirë reklamat, kontabilitetin dhe sigurimet.

Në çështje janë përfshirë edhe të ardhurat e Ritës nga programi televiziv “The Masked Singer”. Kompania pretendon se komisionet për sezonin e pestë janë llogaritur mbi shifra që nuk pasqyronin saktë të ardhurat e këngëtares.

Sipas The Sun, dokumentet përmendin gjithashtu pretendimin se deri në 6 milionë paund të ardhura nga koncertet nuk janë pasqyruar në deklarimet financiare.

Rita Ora dhe Sarah Stennett i dhanë fund bashkëpunimit pas shumë vitesh, ndërsa tani mosmarrëveshja mes tyre ka përfunduar në gjykatë.

Rita Ora ende nuk ka paraqitur mbrojtjen e saj ndaj padisë, ndaj pretendimet e FAE Ventures nuk janë vendosur nga gjykata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë