Lufta në Ukrainë ishte në krye të agjendës së diskutimeve mes Rishi Sunak dhe Joe Biden. Kryeministri britanik Sunak ka filluar të mërkurën vizitën e tij dy ditore në Washington, transmeton Gazeta Metro.
SHBA dhe Britania e Madhe janë dy mbështetësit ushtarak më të mëdhenj të Ukrainës dhe lufta atje do të jetë tema qendrore e takimit që do ta kenë liderët e dy vendeve të enjten.
Shkatërrimi i digës në Ukrainën jugore e ka bërë diskutimin edhe më urgjent. Deri më tani Washigntoni dhe Londra nuk kanë akuzuar Rusinë për shkatërrimin e digës në Kakhovka, raporton The Associated Press.
Sunak tha të mërkurën se inteligjenca e Britanisë është duke analizuar faktet rreth sulmit. Ai paralajmëroi se nëse Rusia është pas këtij sulmi kjo shënon një nivel shumë të ulët të barbarisë. Sunak foli më tej për metodat ruse në luftë duke thënë që Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka shenjestruar infrastrukturën civile pa ndalë.
Britania e Madhe dhe SHBA janë në mes të një përpjekje internacionale që të furnizojnë Ukrainën me aeroplanët luftarak F-16, palët folën edhe shtimin e donacioneve ushtarake sidomos të mbrojtjes anti ajrore./gazetametro.net