Loading…

Rikthehet vendimi për çmimet tavan të derivateve, shkak dyshimet për manipulime

  • 07/10/2022 | 13:22

Rikthehet vendimi për çmimet tavan të derivateve, shkak dyshimet për manipulime

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sërish ka vendosur ta caktojë çmimin tavan për shitjen e derivateve. Kjo ka ardhur nga inspektimet që kanë ndodhur nga Inspektorati i Tregut, që ka evidentuar mospërputhje të çmimit të vendosur me lëvizjet në tregjet e huaja.


MINT përmes një vendimi ka vendosur rregullimin e çmimeve dhe ka caktuar masa tjera mbrojtëse për produktet e naftës.

Sipas vendimit, shitësit me shumicë mund të fitojnë 2 cent për litër, ndërsa ata me pakicë 12 cent.

“Marzha Tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocent për litër”, thuhet në vendim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë