Viti i ri do t’i bëjë shumë të lumtur fansat e serialit të famshëm britanik “Sherlock”. Detektivi Sherlock Holmes dhe miku i tij Dr.Watson, rikthenen më datën 1 janarë të vitit 2017 në BBC, me storiet e tyre mahnitëse dhe shumë misterioze, transmeton gazetametro.net.
Sipas aktorit Martin Freeman i cili luan rolin e Dr.Watson, në sezonën e 4’tërt do të ketë shumë surpriza, duke filluar nga gruaja e tij Mary e deri tek kundërshtari kryesorë i detektivit Holmes i famshmi Moriarty.
Epizoda e parë me emrin “The Six Thatchers” vënë në pah rikthimin e Sherlock’ut në Britani të madhe dhe luftën e tij me Moriarty’n./gazetametro.net