Aktrorja, moderatorja dhe këngëtarja Klea Huta ka publikuar këngën e se pas një pauze shumë të gjatë, transmeton Gazeta Metro.
“Dikë si ti” e ka sjell Klean në një version ndryshe, pasiqë shumë shpesh jemi mësuar ta shohim atë në këngë ritmike. Klea që para se të mbetej shtatzëne është tërhequr nga muzika dhe nga kjo këngë lë të kuptohet se sa shumë paska akumuluar.
Për tekstin e këngës është kujdesur Klea dhe Elgiti, ku ky i fundit njëherë është edhe producent i projektit. Ndërsa për videon është kujdesur “Fullmoon Production”.
Për më pak se 70 minuta kënga mori mbi 10 mijë klikime./gazetametro.net