Loading…

Rikthehet lejleku i bardhë në Gjirokastër, shpendët shtegtarë pasurojnë ekosistemin

  • 26/03/2023 | 22:23

Rikthehet lejleku i bardhë në Gjirokastër, shpendët shtegtarë pasurojnë ekosistemin

Shpendët shtegtarë, kryesisht lejleku i bardhë, kanë mbërritur tashmë në Gjirokastër për folezim.


Platforma e folezimit e ngritur vite më parë prej disa ditësh i ka mirëpritur.

Biologu dhe njëherazi pedagogu pranë universitetit “Eqrem Çabej”, Lavdi Hasani shprehet se rikthimi i këtyre shpendëve sjell impakt pozitiv për pasurimin e ekosistemit që përfshihet në territorin e luginës së Drinos.

Lugina e Drinos përbën një habitat të mrekullueshëm për zogjtë shtegtarë.

Përveç llojeve të shumta të zakonshëm që folezojnë në këtë zonë në periudhën e ngrohtë, kjo luginë shërben dhe si korridor për emigrimin e shpendëve.

Në periudhën e emigrimit në këtë luginë kalojnë dhjetëra lloje shpendësh, të cilët lëvizin për në territoret e emigrimit./RTSH

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë