Loading…

Rikthehet i ftohti: Temperaturat në fundjavë deri në -8 gradë |TABELA

  • 20/02/2019 | 17:38

Rikthehet i ftohti: Temperaturat në fundjavë deri në -8 gradë |TABELA

Gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot me diell. Ndërsa, temperaturat ulen ndjeshëm në fundjavë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -8C, e ato maksimale nga 10C deri në -2C.

Parashikimi më i detajuar:

21.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

22.02 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu. Më vonë në mbrëmje reshjet e shiut shndërrohen në borë.

23.02-24.02 – Të shtunën acar me erë. Në mëngjes reshje të dobëta bore, e ditën vransira dhe diell, vende-vende fjolla bore. Në mbrëmje priten kthjellime. Ditën e diel, mot i kthjellët, shumë i ftohtë dhe me erë.

25.02 – Ftohtë, kryesisht me diell.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe jugperëndimi 1-4m/s, e në fundjavë do të fryj erë e fuqishme nga veriu-verilindja 7-14m/s. Ndërsa, shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por do të mbetet mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë