Muzeu i ri Kombëtar Arkeologjik në Durrës, hapi dyert pak ditë më parë për vizitorët vendas, por edhe ata të huaj që mund të njihen nga afër me objekte, artefakte dhe copëza të trashëgimisë kulturore shqiptare ndër vite.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rr
jetet sociale pamje të vizitorëve të parë në këtë muze, të të gjitha grupmoshave që kanë shfaqur interes që në orët e para të rihapjes të muzeut për publikun.
“Interesi për hapësirën e re muzeale është evidentuar që në orët e para të rihapjes për publikun, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion tërësisht të transformuar që i është rikthyer qytetit, komunitetit dhe turistëve, pas një periudhe të gjatë rikonstruksioni”, tha Gonxhja.
Sipas Gonxhes, për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë, hyrja është falas për 15 ditët e para (deri në dt. 17 Maj), ndërsa ndau një ftesë për të përjetuar nga afër këtë hapësirë të re, jashtëzakonisht interesante, të trashëgimisë, historisë dhe dijes.
Në këtë muze, publiku do të gjejë mbi 3200 artefakte, të ndara në pavijone të rikonceptuara, e deri tek elementët e teknologjisë, që mundësojnë udhëtimin në kohë brenda qytetit të gladiatorëve e të mbretëreshës Teutë.
Vizitorët e parë në Muzeun e ri Kombëtar Arkeologjik në Durrës 🏯🗿🏰🗺️😍
Interesi për hapësirën e re muzeale është evidentuar që në orët e para të rihapjes ë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion tërësisht të transformuar që i është rikthyer qytetit. 😇 pic.twitter.com/YuqJW1JC5N
— Blendi Gonxhja (@BGonxhja) May 1, 2026