Këngëtarja e famshme nga Barbados, Rihanna, vitin e kaluar zyrtarisht u bë miliardere dhe muzikantja më e pasur në botë dhe për këtë e ndihmuan kompanitë “Fenty Beauty” dhe “Savage x Fenty”, transmeton Gazeta Metro.
Të dyja kompanitë janë në pronësi të saj, dhe e para prodhon grim ndërsa e dyta merret me prodhimin e të brendshmeve seksi.
Duke qenë se bukuroshja Rihanna nuk ka pasur kurrë turp të tregojë trupin e saj mahnitës, ajo shpesh reklamon të brendshmet e saj nga koleksionet e saj, për të kënaqur meshkujt në mbarë botën.
Tani në Instagram, ajo ka shpallur koleksionin për festën e ardhshme të Shën Valentinit përmes videove dhe fotove seksi dhe fotografitë kanë marrë mbi 4.5 milionë pëlqime në më pak se një ditë.
View this post on Instagram
Rihanna ka pozuar me një jumpsuite të kuqe dantelle me dekolte të thellë dhe gjoksin e ka mbuluar me fjongo në të njëjtën ngjyrë. Stilingun seksi ajo e ka “pikturuar” edhe me çorape rrjete të kuqe dhe disa bizhuteri./gazetametro.net
View this post on Instagram