Loading…

Rihanna duket tërë shkëlqim veshur me fustan dhe qafore diamanti

  • 01/10/2022 | 15:03

Rihanna duket tërë shkëlqim veshur me fustan dhe qafore diamanti

Rihanna dukej e pabesueshme të premten (30 shtator) teksa po shkonte për një darkë në Santa Monica të Los Anglesit.


Ikona e popit, 34 vjeç, ka u shfaq magjepsës e veshur me një fustan elegant të zi prej kadifeje dhe një çantë që përputhet.

Ajo ishte e stolisur me diamante teksa mbante një gjerdan të trashë dhe një palë vathë me gurë.

Rihanna përshtati dukjen elegante me një palë taka teksa po dilte nga një restorant luksoz.

Krijuesja e hitit “We Found Love” zgjodhi një makijazh që theksonte tiparet e saj natyrale, të kombinuara me një buzëkuq nudo me shkëlqim.

Ajo dukej në formë të mrekullueshme pak muaj pasi u bë nënë për të parën herë.

Kujtojmë që Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky u bën prindër në maj, por ende nuk e kanë zbuluar emrin apo imazhin e foshnjës.

“Djali i tyre është i shëndetshëm dhe Rihanna është e mahnitur prej tij, mezi largohet nga ai. Ajo është një nënë fantastike”, tha një burim për People.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, Rihanna la të kuptohet se albumi i saj i shumëpritur i radhës do të jetë “krejt ndryshe nga mënyra se si ajo donte ta publikonte”.

Duke zbukuruar kopertinën e numrit të majit të “Vogue”, këngëtarja tha se rishpikja e projektit i ka “hequr shumë presionin” dhe “i përshtatet më mirë asaj”, gjashtë vjet që nga publikimi i albumit të saj të fundit “Anti”.

Ylli i muzikës gjithashtu së fundmi ka konfirmuar rikthimin në skenë pasi konfirmoi se do të performojë në “Super Bowl”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë