Loading…

Rihanna dhe ASAP shumë shpejt drejt martesës

  • 06/01/2022 | 12:32

Rihanna dhe ASAP shumë shpejt drejt martesës

Marrëdhënia e Rihannas dhe të dashurit të saj, ASAP Rocky, po bëhet serioze dhe HollywoodLife ka mësuar se viti 2022 mund të jetë i veçantë për çiftin.


Rihanna, 33 vjeçe dhe ASAP Rocky, 33 vjeç, festuan Vitin e Ri së bashku në shtëpinë e tyre në Barbados dhe sipas burimeve 2022-shi mund të jetë viti që ata do të thonë: “PO”.

Në janar 2020, Rihanna dhe Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, e bënë publike romancën e tyre.

Dhe që atëherë ata janë dashuruar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Në fakt, një burim i afërt me yllin nga Barbados i tha HollywoodLife se ‘është vetëm çështje kohe para se ASAP të’i propozojë’.

“Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e dëshirojnë”, zbuloi burimi më tej.

“Pavarësisht se romanca e tyre ka ecur shpejt ata kanë qenë miq për kaq shumë kohë përpara se të lidheshin”.

Siç e dinë fansat, babai i ndjerë i Rockyt ishte nga Barbados dhe ai ka ende të afërm që jetojnë në ishull.

Sipas burimit, familjarët e miratojnë lidhjen e tyre.

“Rocky ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Rihannas dhe është vetëm çështje kohe para se të propozojë”.

Në një intervistë dhënë në maj të vitit 2020 me Vogue, këngëtarja e “Stay” tha se është e gatshme për të pasur fëmijë ‘kur të jetë koha e duhur’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë