Loading…

Ridvan Berisha thumbon drejtorin e ri të RTK’së: Jam i shokuar me betejën e hakmarrjes ndaj kolegëve

  • 22/06/2022 | 16:41

Ridvan Berisha thumbon drejtorin e ri të RTK’së: Jam i shokuar me betejën e hakmarrjes ndaj kolegëve

Gazetari Ridvan Berisha, ka thumbuar drejtorin e ri të RTK’së, Shkumbin Ahmetgjekaj që  u zgjodh dje në këtë pozitë, shkruan Gazeta Metro.


Berisha, përmes një postimi në Facebook tha se është i shokuar me betejën hakmarrëse që është bërë deri tani ndaj kolegëve, duke iu referuar përjashtimit të mbi 200 punëtorëve nga ky televizion pas ndërrimit të bordit e qeverisë.

‘’Me këtë menaxhment kam dallime serioze konceptuale. Jam i shokuar për betejën pikëlluese të deritashme të tyre për hakmarrje anti ligj kundër kolegëve nën plafin për “zbatim ligji”, shkroi Berisha.

Ai tutje tha se pavarësisht emrave që e drejtojnë RTK’në, ai do përjetoj çdo rezultat të këtij televizioni.

Postimi i plotë:

”RTK, urime drejtorin e ri të zgjedhur dje!

Me këtë menaxhment kam dallime serioze konceptuale. Jam i shokuar për betejën pikëlluese të deritashme të tyre për hakmarrje anti ligj kundër kolegëve nën plafin për “zbatim ligji”.

Zbatimi i ligjit është i panegociueshëm në fakt ashtu sikundër që është edhe misioni për të dëshmuar me punë se RTK është e publikut!

Sa më takon m’ua do ta dua RTK për sa kohë që më jep perëndia jetë!

Postet janë irelevante po nuk pate identitet cilido qoftë ai!

Përtej emrave, të cilët dje, sot, mbase edhe nesër e pasnesër do ta menaxhojnë RTK, unë vërtetë do vijoj ta përjetoj me zemër e shpirt secilin rezultat të transmetuesit publik!

Punë të mbarë kolegë!”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë