Loading…

Rezultatet e KQZ: Drenasi shkon në balotazh

  • 04/12/2016 | 20:53

Rezultatet e KQZ: Drenasi shkon në balotazh

Duke klikuar KËTU do të mund t’i ndiqni rezultatet LIVE të zgjedhjeve në Drenas

E plotësuar:

Qytetarët e Drenasit, nuk kanë mundur që ta zgjedhin kryetarin e tyre të ri direct në raundin e parë.

Nga 98 për qind të votave të numërura të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kreytar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK’së ka arritur të marr vetëm 45.54 për qind të votave.

Ndërsa pas tij, i dyti me më shumë vota, është kandidati i NISMA’s, Isa Xhemajli, i cili ka arritur të marr 26.56 për qind të votave.

Këta dy kandidat do të duhet të përballen edhe një herë më 1 janar, që të mund të dihet se kush do të drejtojë komunën në nëntë muajt e ardhshëm.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë ardhur pas dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku, shkaku i dënimit me burg për krime lufte.


Pas numërimit të rreth 50 për qind të votave, rezultati i zgjedhjeve për kreytar të Drenasit ka ndryshuar.

Në bazë të rezultateve që janë duke u plotësuar në kohë reale, kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, me rreth 48 për qind të votave pritet të shkojë në balotazh me kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj, i cili ka rreth 25 për qind të votave.


 

Rezultatet e para preliminare e nxjerrin kandidatin e PDK-së Ramiz Lladrovci, fitues të garës për kryetar të Drenasit pa balotazh fare.

Në bazë të këtyre rezultateve të publikura nga KQZ, Lladrovci ka marr 58.07 për qind të votave.

Pas tij, është kandidati i NISMA’s, Isa Xhemajlaj me 21.67 për qind.

I treti del të jetë kandidati i pavarur Xhavit Drenori me 10.13 për qind. Pastaj vijën kandidati i AKR’së, me 4.99 për qind, ai i LDK’së, me 4.21 për qind, dhe ai i partisë Fjala me 0.62 për qind. Por ky rezultat preliminar, është vetëm i rreth 10 për qind të votave të numëruara. Pra ngelen edhe 90 për qind të votave për t’u numëruar që të dihet rezultati përfundimtar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë