Loading…

Rezultatet e zgjedhjeve në Drenas sipas Demokracia në Veprim

  • 04/12/2016 | 21:36

Rezultatet e zgjedhjeve në Drenas sipas Demokracia në Veprim

Edhe rrjeti i OJQ’ve Demokracia në Veprim, sikurse Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), thotë se Drenasi do të shkojë në balotazh, ku garën do ta vazhdojnë kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, dhe ai i NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

DnV thotë se në bazë të 90 për qind të votave të numëruara, Lladrovci i PDK’së ka mundur të sigurojë vetëm 45 për qind të votave, gjë që nuk ja mundësojnë të zgjidhet kryetar në raundin e parë të zgjedhjeve.

Sipas Demokracisë në Veprim prin Ramiz Lladrovci (PDK) udhëheq me 45%, Isa Xhemajlaj (Nisma) me 27%, Xhavit Drenori (I pavarur) me 12%, Elmi Thaçi (AKR) me 9%, Bedri Nika (LDK) me 5% dhe Vehbi Berisha (Fjala) me 2%. /gazetametro.net

1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë