Në hetimin për drogë të kryer nga Zyra e Prokurorit Publik të Bakırköy-t, i cili kishte në shënjestër personazhe të famshëm, janë zbuluar rezultatet e testeve të Afra Saraçoğlu dhe Aras Bulut İynemli, transmeton Gazeta Metro.
Dyshohet se kokainë u zbulua në mostrën e flokëve të Saraçoğlu, ndërsa rezultati i testit të İynemli-t ishte negativ.
Saraçoglu ishte ndaluar në Aeroportin e Stambollit pas kthimit nga jashtë vendit dhe më pas ishte liruar, pasi përfunduan procedurat ligjore, raportojnë mediat turke.
Në kuadër të të njëjtit hetim janë përfshirë edhe rezultatet e ish-futbollistit të kombëtares turke dhe komentatorit sportiv Hasan Sas.
Sipas rezultateve të analizave, në mostrat e gjakut dhe urinës së Sas është konstatuar kokainë, ndërsa në mostrën e flokëve janë zbuluar kokainë dhe kodeinë.
Ndërkohë, analiza e gazetarit dhe komentatorit sportiv Yagız Sabuncuoglu ka rezultuar negative. Sabuncuoglu ishte ndaluar më 18 shtator në kuadër të operacionit dhe ishte liruar pas procedurave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Shënim: Të dhënat e mësipërme i referohen rezultateve të analizave të raportuara në kuadër të një hetimi në zhvillim dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të përgjegjësisë penale të personave të përmendur./gazetametro.net