Loading…

Rezoluta e Kuvendit ishte kot, për murin vendoset në Bruksel

  • 23/01/2017 | 17:14

Rezoluta e Kuvendit ishte kot, për murin vendoset në Bruksel

Ishte Kuvendi i Kosovës i cili gjatë muajit dhjetor debatoi gjatë dhe në fund nxori një rezolutë për murin në Mitrovicë. Me këtë rezolutë iu kërkua Qeverisë që brenda muajit Janar të rrëzohet muri i vendosur te ura mbi lumin Ibër.


Për murin u tha që s’do të jetë temë e bisedimeve. Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ishte zotuar se në Bruksel nuk do të bisedohet për murin.

“Theksoj fuqishëm se kjo çështje nuk do të negociohet as me Serbinë, e as me BE-në”, pati deklaruar Thaçi në dhjetorin e vitit të kaluar.

Por, si duket gjërat kanë ndryshuar. Një opsion tjetër po e jep ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala.

Në një prononcim për gazetën Express, Shala ka thënë se çështja e murit ka kaluar në nivelin qendror dhe për të pritet të vendoset gjatë bisedimeve në Bruksel.

“Kjo çështje tashmë i ka kaluar të gjitha kompetencat e Ministrisë sonë përkohësisht, dhe tashmë ne jemi në pritje të vendimeve qeveritare dhe siç jemi të informuar tashmë kjo është edhe në agjendë të Brukselit dhe normal që duhet që t’i presë instancat më të larta”, ka thënë ministri Shala.

Por, Shala u shpreh se ende nuk ka asnjë datë  e as qëndrim zyrtar se kur pritet të bëhet rrënimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Lidhur me çështjen se kur do të rrënohet muri ende nuk kam asnjë datë, e as qëndrim zyrtarë lidhur me këtë çështje. Po i presim negociatat e Brukselit. Kjo çështje është në proces dhe po negociohet atje dhe unë nuk mundem të jap ndonjë mendim për këtë punë tash për tash. Kjo çështje tashmë është ngritur në një agjendë shumë më të lartë”, ka thënë Shala./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë