Loading…

Rexhep Selimi i përgjigjet Vulinit për të shtënat në Drenicë: Armiqtë nuk priten ndryshe në Kosovë

  • 09/09/2018 | 17:18

Rexhep Selimi i përgjigjet Vulinit për të shtënat në Drenicë: Armiqtë nuk priten ndryshe në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka quajtur vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë si millosheviqiane dhe e cila sipas tij nuk do të duhej të lejohej nga institucionet kosovare.


Ai i ka dërguar një porosi ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për fjalët e tij se janë dëgjuar të shtëna sot në Drenicë, duke i thënë se krismat janë mënyra se si duhet të pritet armiqtë.

“Vuçiqit duhet t’i ndalohet edhe Drenica por jo vetëm kaq, atij duhet t’i ndalohet edhe e gjithë Kosova. Ai s’kishte as pse të lejohej në Ujman, pa lëre më edhe në Drenicë. Ardhja e tij në Kosovë është rezultat i marrëveshjeve të fshehta me Thaçin”, ka shkruar Selimi në Facebook.

“Madje ajo çfarë ndodhi këto dy ditë me vizitat milosheviqiane të Vuçiqit është vetëm një pjesë nga skenarë të fshehta të “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë. Në rrethanat e tilla nuk ka përse të befasohet as Vulini pse paska dëgjuar krisma. Armiqtë nuk priten ndryshe”, ka shkruar Selimi.

Lajmin se sot ka pasur të shtëna në rajonin e Drenicës derisa Vuçiq tentonte të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt, e ka demantuar policia e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë